Në takimin që ka pasur me ambasadoren franceze në Tiranë i Elisabeth Barsacq, drejtori i Policisë Gledis Nano ka folur indirekt dhe për aksionet që janë ndërmarrë në disa qytete të ndryshme të vendit, që kanë pasuar me pezullimin e më shumë se 10 efektivëve të policisë, arrestimin e 4 prej tyre, dhe shpalljen në kërkim të nënkomisarit të policisë së Pukës Kastriot Bicukaj.

Nano ka shprehur falenderim për policinë e shtetit, dhe ka thënë se do të kenë mbështetjen e tij të gjithë ata efektivë që qëndrojnë në krah të ligjit dhe vetëm në zbatimin e tij.

“Mirënjohje për këtë ndihmë të vlefshme për strukturat operacionale në Policinë e Shtetit dhe për trajnimin e kryer. Ju siguroj se këto pajisje do të përdoren me profesionalizëm për të parandaluar dhe goditur krimin.

Faleminderit për mbështetjen e deritanishme, me bindjen se edhe në të ardhmen do të kemi akoma më shumë bashkëpunim dhe mbështetje nga ambasada dhe Policia franceze. 

Përfitoj nga rasti që të falënderoj jo vetëm kolegët në sallë, por të gjithë ata që punojnë me përkushtim në terren dhe përballen përditë me rrezikun dhe vështirësitë, duke i siguruar se kanë mbështetjen time të palëkundur për të qëndruar në krah të atyre që zbatojnë ligjin dhe vetëm ligjin”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re