Ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur në lidhje me protestën e 21 Janarit të vitit 2011, ku humbën jetën katër persona, të cilët ditën e sotme u shpallën “Dëshmorë të Kombit”. Në një intervistë për Fax News, Nikolla tha se do të kishte mjaft arsye për të renditur për familjarët, të cilët nuk janë të qetë pasi kjo çështje nuk ka drejtësi.

“Edhe unë si ish protestuese e 21 Janarit të vitit 2011, nëse do të stopoja dhe të hidhja vështrimin thjesht duke qëndruar tek ajo datë do të kisha plot arsye për të thënë që katër dëshmorët e atdheut të qetë, familjarët e tyre nuk kanë si të jenë të qetë për aq kohë sa nuk ka drejtësi. Por nëse shohin se çfarë është bërë këto vite, kanë argumente për të thënë se kjo qeveri ka përgatitur të gjithë aktet e nevojshme ligjore për një sistem të pavarur drejtësie që përparon diku më shpejt e diku më ngadalë”, tha Nikolla.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 10 vite dhe familjet e 4 viktimave nuk kanë ende një përgjigje, Nikolla thotë se nuk e ka në dorë as qeveria, as parlamenti, por sistemi i drejtësisë.

“E parashtrova që dhe unë si ish protestuese mund të rreshtoj 1001 arsye për të thënë se pse nuk është bërë drejtësi, por ndërkohë duhet të shikojmë me sytë e së vërtetës, me sytë e asaj çfarë është thelbësore në një shtet të së vërtetës që drejtësi nuk vendos  qeveria, as parlamenti. Ata bëjnë të mundur ligjet që sistemi i drejtësisë të funksionojë si një institucion i pavarur dhe besoj që këto vite është bërë shumë në këtë drejtim. Sot kemi magjistratë apo prokurorë që e deformuan sistemin e drejtësisë dhe të tjerë që kanë dhënë dorëheqjen të friguar nga vetingu.

Të gjithë kujtojnë se para 10 viteve se si ish kryeministri apo zyrtarë të lartë të asaj qeverie kërkuan dhe folën për thika me helm, për çadra, pistoletë apo rrethana të tjera duke dashur të fshehin krimin”, tha Nikolla.

(A.M/Faxweb.al)



/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko