Mëngjesin e kësaj të premteje ka marrë fund dhe ngërçi i krijuar prej dy ditësh në aeroportin e Rinasit.

Kanë nisur normalisht puna dhe aktualisht po vijojnë me Check in udhëtarët për në Bolonja dhe Bruksel.

Lajmin për rikthimin e normalitetit e ka bërë edhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se sot në orën 09:00 shënohet dhe fundi i krizës së bllokimit të punës nga greva e kontrollorëve të AlbControl

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re