Pediatrja Sonila Brati ka folur ditën e sotme për viruset e shumta që po qarkullojnë në këtë periudhë në Shqipëri.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se tani është një periudhë shumë e ngarkuar për të gjithë, pasi çdo ditë paraqiten shumë fëmijë të prekur dhe si mjekët e prindërit e kanë të vështirë për ta menaxhuar.

Sipas Bratit, dikur virozat klasike shkonin 3 apo 5 ditë, ndërsa tani po shkojnë 10 ditë.

Te fëmijët është më e vështirë situata se te të rriturit se ne kemi realisht shumë fëmijët të prekur. Këto ditë që kanë filluar nga 15-ditëshi i dytë i dhjetorit, kemi vërejtur këto simptoma që po shikojmë tani në këto ditë të janarit. Kemi një numër relativisht të lartë vizitash, mund të shkojnë deri në 60, apo edhe në ditë të caktuara edhe më tepër. Fëmijë të çerdheve, kopshtëve, shkollave, adoleshentë, pothuajse të gjithë moshat, bebet e vogla. Shohim bebet që kanë kollë, temperaturë.  Mund të shkojnë deri në vështirësi frymëmarrje dhe ne na duhet t’i drejtojmë në Qendrën Spitalore për një mjekim më të detajuar. Janë simptoma më të vështira këto dhe ne po ndeshemi me një situatë të vështirë për tu menaxhuar edhe nga ne, edhe nga prindërit. Sepse temperatura është e lartë dhe shkon shumë ditë. Ne kemi parë dikur viroza klasike që shkonin 3 apo 5 ditë, ndërsa tani po shkojnë 10 ditë.

Është e vështirë të bësh diferencën nga simptomat, të cilat thuajse të njëjta qoftë për Covid, qoftë të virozës, qoftë të virusit RFS. Sepse unë mund të them që RSF me Covid kanë një ngjashmëri shumë të madhe me njëra-tjetrën, për shkak të komplikimeve që bëjnë dhe komplikacioneve që japin te fëmijët, edhe te të rriturit dhe ne shohim që këto infeksione resperatore janë të shtuara”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re