Skip to content

Më shumë se 80 mijë izraelitë protestojnë kundër qeverisë së Netanyahut

thumbs b c a90d9f8aebc0a9d4507336b187f76a78

Më shumë se 80.000 njerëz dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me reformat e propozuara në drejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Turmat u mblodhën në sheshin Habima në qendër të Tel Avivit, i cili ka qenë skenë e demonstratave antiqeveritare për dy të shtuna rresht.

Midis demonstruesve ishin disa politikanë të opozitës, duke përfshirë ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz.

Izraelitët në Kudsin Perëndimor dhe Haifa gjithashtu iu bashkuan demonstratave këtë javë, megjithëse në numër më të vogël.

Mijëra protestues u mblodhën përpara rezidencës presidenciale izraelite në Kudsin Perëndimor dhe rezidencës zyrtare të Netanyahut.

Protesta e parë masive kundër qeverisë së ekstremit të djathtë që mori detyrën në fillim të këtij viti u mbajt në Tel Aviv të shtunën e kaluar me afro 10.000 demonstrues.

Një tjetër protestuese, Sharon, 25 vjeçe, tha se gjyqësori i lartë nuk duhet të jetë “në duart e qeverisë së koalicionit dhe duhet të mbetet i paanshëm”.

Gjyqësori, tha Sharon, nuk duhet të përbëhet nga njerëz me “paragjykime”.

Ajo e përshkroi qeverinë Netanyahu si një “qeveri të errët”.

Ndryshimet e propozuara do të kufizojnë ashpër fuqinë e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë, do t’i japin qeverisë fuqinë për të zgjedhur gjyqtarët dhe do t’i japin fund emërimit të këshilltarëve ligjorë në ministri nga Prokurori i Përgjithshëm.

Burimi: AA