Aktori i Njohur, Agron Llakaj ka publikuar një tabelë nga Kopshti I ri Zoologjik I Tiranës nëpërmjet të cilës paralajmërohen qytetarët për të qëndruar larg tigrit.

 

“Ju lutemi qëndroni të sigurt! Tigrat I Duan fëmijët. Por ata janë të vështirë për tu tretur! Kështu që qëndroni prapa.”- shkruhet në tabelë.

 

Llakaj e konsideron shkrimin në tabelë një shprehje të shëmtuar që duhet hequr pavarëssith se nga është marrë.

 

“Mirëmëngjesi! Kjo tabelë është vendosur në Kopshin Zoologjik të Tiranës…një shprehje e shëmtuar, nga kudo ku është marrë, duhet të hiqet urgjent. Më shumë se e shëmtua.”– shkruan Llakaj.

 

Kopshti Zoologjik i Tiranës u hap vetëm disa ditë mxë parë për qytetarët e kryeqytetit dhe jo vetëm.