Shefi i famshëm turk dhe fenomeni i rrjeteve sociale, Nusret Gökçe, i njohur ndryshe si “Salt Bae”, ka ndarë në Instagram një foto me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, të cilin e ka vlerësuar me fjalët: “Më shumë se një mbret”

Në imazhin e publikuar në “story”, Nusret shihet pranë Kryeministrit Rama në një ambient të brendshëm luksoz, ku të dy shfaqen të buzëqeshur dhe në një atmosferë miqësore.

Rama mban veshje sportive të zeza me atlete të bardha, ndërsa Nusret vesh kostumin karakteristik të tij, duke ruajtur stilin e njohur.

Fotoja është shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko