Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur interesit të gazetarëve për telefonatën e tij me presidentin francez Macron, me të cilin tha se ka një marrëdhënie shumë më të afërt se me liderë të tjerë europianë.

Çfarë u diskutua në telefonatën me presidenin Macron?

Rama: Unë asnjëherë nuk i ndaj bisedat që nuk janë formale, me presidentin Macron kam një marrëdhënie më të afërt se me shumë të tjerë.

Kemi folur diçka më shumë se një orë, kemi folur për Europën dhe Rajonin kaq, janë tema që i diskutojmë gjithmonë.

Kanë kaluar gjashtë viteve dhe ende flisni për informalitet, a ndiheni të tradhëtuar nga ushtria e administratës tatimore?

Rama: Nuk ndihem i tradhëtuar pasi nuk është ushtria ime, kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, është një proces më i gjatë nga sa do të donim që të ishte.

Po përgatisim një sistem ultramodern, ku do të fusim të gjitha bizneset në një sistem online ku do të shohim çdo transaksion në kohë reale. Transaksionet jepen vetëm në një moment të ditës, dhe krijon mundësi shumë të mëdha për abuzim.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re