Është shtyrë sërish gjyqi për ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave, Faruk Fatih Özer i cili u arrestua në Shqipëri, pasi u arratis nga Turqia me dy miliardë dollarë.

 

 

Shkak i shtyrjes se sotme u bë paraqitja e provave të reja nga ana e prokurorit Kreshnik Ajazi ndaj pala mbrojtëse kërkoi kohë të njihet me to. Seanca e sotme zgjati më shumë se një orë dhe ajo u karakterizua nga tensione dhe debate.

 

 

 

Pas seancës avokati i shtetasit turk, Klodian Skënderi, ka folur para mediave, duke kërkuar një proces të rregullt ligjor.Sipas tij nuk ka asnjë arsye që kur flitet për çështje ekstradimi të ketë një ngut kaq të madh.

 

 

 

Seanca e radhës për shtetasin turk të kriptomonedhave është lënë më 10 nëntor ora 12:00.

 

 

 

Kujtojmë se Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në drejtim të Shqipërisë në 20 Prill të vitit të shkuar, ndërsa u arrestua në 30 Gusht të këtij viti në Vlorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re