Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se numri i njësive speciale në veri është rritur. Kjo, pasi tensioneve dhe me nuance lufte, ku krimi serb vrau një polic kosovar, gjë që çoi më pas në një reagim me vrasjen e tre terroristëve serbë.

“Kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën rreth zonës kufitare. Gjithashtu kemi shtuar praninë e njësisë speciale në veri të Kosovës. Patrullat e rregullta policore i kemi pakësuar pak, sepse nuk kanë një nivel të tillë mbrojtjeje për të përballuar çdo sulm të mundshëm”, tha ai për Radion Evropa e Lirë (RSE).

Hoxha nuk ka dhënë detaje se sa janë forcuar kapacitetet e njësisë speciale, por tha se institucioni që ai drejton është vazhdimisht në koordinim me KFOR-in – misionin paqeruajtës të NATO-s – dhe me misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë. (EULEX).

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re