Instituti i Statistikave bëri të ditur se hyrja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga janari në qershor, është dukshëm më e madhe se e njëjta periudhë e një viti më parë, por me rritje edhe në raport me 2019-ën.

 

Në qershor kanë hyrë 1.3 milionë shtetas, ku 900 mijë janë të huaj. Krahasuar me një vit më parë, rritja vetëm këtë muaj llogaritet në 44%.

 

Ndërsa në 6 muaj, në shqipëri hynë 4.8 milionë persona dhe rritja arrin deri në 51%.

 

Të dhënat tregojnë se hyrjet më të shumta kanë qenë nga Greqia dhe Kosova.

 

Shifrat e Instat konfirmojnë gjithashtu një trend pozitiv të ecurisë së sezonit turistik me një numër më të madh të vizitorëve dhe pushuesve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re