Zëdhënësja e KQZ reagoi pas lajmeve të publikuara në disa media si dhe akuzave të  PD dhe LSI se numri i votave të numëruara nuk korrespondonte me numrin që KQZ kishte dhen më herët.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ sqaroi se “ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit.

Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar, por pa pretenduar saktësi absolute”. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko