Të gjithë e kemi parë filmin shqiptar “DEBATIK” në të cilin Coli personazhi kryesor rrëmbeu shumë zemra dhe përloti shqiptarët.

Djali jetim dha jetën e tij në tentativë për të shpëtuar mësuesin nga kurthi fashist. Në filmin ku luanin Sulejman Pitarka, Roland Trebicka dhe shumë aktorë të tjerë të mëdhenj të kinematografisë shqiptare, luan edhe një aktor humori.

Me siguri të gjithë e dinim që rolin e Colit e ka luajtur Shpëtim Zani i cili vëtë këtë personazh ka luajtur. Fillimisht roli i Colit i ishte dhënë aktorit i cili “ka ushqyer” për shumë mbrëmje të viti të ri shqiptarët me humorin e tij.

 

Bëhet fjalë për Koço Devolen i cili këtë gjë e rrëfeu sonte i ftuar “Në kurthin e Piter Pan”. “Për shkak se isha i madh në. moshë nuk mu dha roli”, tregoi aktori i mirënjohur.

Aktori i njohur nuk hezitoi të tregonte edhe se si Sulejman Pitarka e kishte shtyrë të konkuronte në fushën e aktrimit dhe kur kishte bërë konkursin, pikërisht ai i kishte thënë se aktor nuk do të bëhej kurrë.

Intervista kaloi me shumë humor dhe Koço Devole tregoi edhe premtimin që i kishte bërë gruas. “I kam premtuar që çdo natë do ta çoj në krah në shtrat”, tregoi aktori, “por ajo është shëndoshur shumë kohët e fundit”, ishte ky rrëfimi i cili shkaktoi shumë të qeshura në publik.

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re