Transporti urban ndërqytetas ka filluar që prej një jave por me numër të kufizuar pasagjerësh. Shoferët shprehen të shqetèsuar për situatën pasi nuk po arrijnë të përballojnë as shpenzimet e tyre dhe kërkojnë që të merren masa të menjëhershme për ruajtjen e higjenës dhe distancimit social pasi janë në krye të detyrës dhe nuk mund të kontrollojnë gjithë kohës çfarë bëjnë pasagjerët. Nëse ndodh që të kapen pa zbatuar masat dhe gjòbiten.
Njëri prej shoferëve flet për situatën duke thënë: “Shumë dobët, më skandaloze s’ka ku të vejë. Nuk ka njerëz, nuk ka ku të vejë. Disa nga pándemia, disa nga ekonomia. S’bëhet fjalë për rrogat tona por po fusim dhe nga xhepi për karburantin. As nafta nuk del. S’kemi ku ta bëjmë as kërkesën, nuk na merr për bazë njeri”.
Ndërsa një pasagjer tregon se vjen thuajse çdo ditë në Tiranë për të marrë iláçet e prindërve të sëmurë, por spítali nuk i jep zgjidhje. Ai ánkohet për shpenzimet duke nisur nga pagesa e rrugës deri tek ushqimet që duhet të konsumojë.
“Do vij prap dhe i thonë 6 mijë lekë rruga. Taksa tatimet janë të larta. Do shkoj atje ti marr iláçet e plakut ose plakës. Më thonë shko te Bashkia merr një letër për një orë. Ku të shkoj unë për një orë se kam një motor pa dokumenta. Nuk marr përgjigje. Shkon prap në vend dhe udhëton prap. 6 mijë lekë rruga, 5 mijë lekë taksia, ndonjë gjë për të ngrënë. Spitalet për mua janë zero. Në një automjet kur erdhëm për Tiranë, 6 veta ishim. Sot një javë do vij prap këtu. I them ta sjell këtu të sèmurin, më thonë jo nuk lejohet se byrazerin e kam me mëlçi. Nuk ka analiza më thonë, unë i kam të gjitha dokumentet me vete. Të gjitha kanë shkuar 500 mijë lekë”, tha pasagjeri.(A.M/Faxweb.al)
/faxweb