Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi duke treguar arsyen përse dëshiron mandatin e tretë. Teksa sheh një urë që po ndërtohet, Rama duket se po sheh një urë që ka ngritur kollonat dhe thotë se mandati i tretë është për Shqipërinë dhe për të mbyllur hendekun e së ardhmes.

Në reagimin në Facebook, thekson se nëse kjo nuk do të ndodhë, Shqipërisë do ti kthehet avazi i vjetër i shkatërrimit që sipas tij, “ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.”

Shkrimi i plotë:

Pse e dua mandatin e tretë?

Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.

Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë.
Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

loading...