Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pezulluar zyrtarisht nga detyra si gjyqtare e Gjykatës së Apelit të Korçës, gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila zyrtarisht është proceduar penalisht për korrupsion pasiv nga Gjykata e Posaçme. Të gjithë anëtarët e KLGJ votuan pro pezullimit të gjyqtares.
Vetë Margjeka i ka mohuar ákuzat e ngritura ndaj saj për kòrrupsion dhe është shprehur se i gjithë procesi është i montuar për shkak se ajo është e vetmja gjyqtare që vendosi të mos njohë zgjedhjet lokale të 30 Qershorit që u mbajtën vitin e kaluar.
Së bashku me Margjekën është vënë në pranga dhe bashkëshorti i saj, për të cilin është dhënë masa e arrestit me burg, ndërkohë që gjyqtarja është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë, për shkak të fëmijës së saj të mitur.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
