Kryetari i Grupit Parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi ka treguar prapaskenat e marrëveshjes me PS.

Bardhi tha se para se të merrte pjesë në Konferencën e Kryetarëve ka marrë disa telefonata nga përfaqësuesit ndërkombëtar në Shqipëri.

Sipas tij, ata i kanë thënë për mbledhjen që do të zhvillonte kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe e kanë pyetur nëse do të merrte pjesë për të gjetur gjuhën e përbashkët për të normalizuar jetën parlamentare.

“Nuk ka një marrëveshje. Ka patur një diskutim në konferencën e kryetarëve, është një vendimmarrje e konferencës së kryetarëve. Kam marrë si kryetar i grupit një ftesë, pasi e dija se disa nga ndërkombëtarët më kishin telefonuar duke më thënë se kryetarja  e Kuvendit do ju ftojë në mbledhje a do të merrni pjesë… Komisionet hetimore janë kërkesat që ne kemi dorëzuar në nisje të këtij sesioni parlamentar dhe për këtë ne nisëm aksionin. Interesi jonë ka qenë nuk kemi patur strate gji bllokimi apo bojkoti, ka qenë strategji e detyruar për shkak se mazhoranca refuzonte komisionet hetimore. Ne fituam të drejtat që na n jeh kushtetuta, është rivendosje e të drejtave të opozitës në Kuvend”, tha Bardhi në emisionin “Opinion”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re