Një fidan lisi që Presidenti Donald Trump dhe kolegu i tij francez Emmanuel Macron mbollën bashku në lëndinën para Shtëpisë së Bardhë, si një simbol i miqësisë mes dy vendeve, është tharë –  njoftoi media franceze.

Mbjellja ndodhi gjatë vizitës zyrtare të Macron në Uashington në prill të vitit të kaluar, në kujtim të një beteje në Luftën e Parë Botërore në Belleau në Francë në vitin 1918, në të cilën u vranë rreth 1,800 marinsa amerikanë, raporton Indepenendent.

“Pema përpara Shtëpisë së Bardhë do të jetë një kujtesë për marrëdhënien tonë”, tha Macron.

Por kjo që ka ndodhur ka dalë tej shpjegimeve bologjike. Ajo është trajtuar si një metaforë fatkeqe që vjen në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara midis Trump dhe Macron për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ndryshimet klimatike, Iranin dhe ushtrinë evropiane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re