Gazetari Armand Shkullaku ka reaguar kundër Edi Ramës, në lidhje me menaxhimin e situatës pas tërmetin. I ftuar sot në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se Rama po bën show me viktimat, duke bërë qoka live për të marrë vëmendjen.

Gazetari gjatë diskutimeve tha se Kryeministri, nuk mund vijojë me dalje në media duke thënë “ma tha Kristaqi e Aneta”, dhe për të gjitha këto sipas tij janë për protagonizëm.

“Për herë të parë ndodh në Shqipëri që të shkosh për ngushëllimin, qok, dhe ta bësh qokën Live, duke treguar histori që hoqa vathin, më tha Kristaqi më tha Aneta. Të shkosh në ngushëllim për vaki Live nuk ndodh ndonjë herë. Por, unë mendoj se sa shoë ose protagonizmi i Ramës është arsye të kuptoj pse po e bën këtë gjë?

Ose çfarë pasojash mund të sjelli kjo gjë? Për mua janë dy pasoja. E para është shmangia nga çdolloj debati që bëhet e përgjegjësive ligjore për atë që ndodhi. Janë të paktën tre, mund të jenë tre, që ka përgjegjësi shtetërore. Thumana, mbas tërmetit të 21 shtatorit dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ka thënë se bashkia i ka lajmëruar të gjithë banorët ku ndodhi tragjedia ku thoshte se ai pallat nuk është i banueshëm. Banorët thonë se kishin shkresën nga bashki që ai pallat nuk është i banueshëm”, u shpreh Shkullaku.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re