Një ndër viktimat e masakrës së ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, ishte 31-vjeçarja Etleva Kurti.

Autori Ramazan (Dan) Hutra u shpreh para autoriteteve se kishte shkuar te banesa e armikut të tij, Vladimir Kurtin dhe aty kishte parë 31-vjeçarin.

Pasi e ka pyetur se kush ishte, 40-vjeçari e qëlloi Kurtin për vdekje me armë.

“Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe cfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla e qëllova atë me armë’, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.

Dëshmia e Dan Hutrës

Në fillim shkova tek  Marjana Gurakuqi, të cilën e kam pasur të dashur 15 gvite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për ccdo gjë.  Më pas kam ikur në Gjermani dhe u këtheva me  80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës  në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që tmë kthente shumat e parave  por ajo nuk e bëri. Për kete  shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur.

Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe ñga burgu i kisha dërguar  mesazhe, por ata nuk pranuan.

Pasi shkova në banesë kam qëlluar me  thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë, gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë.

Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë uje.  Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re