Ishin orë të hershme të mëngjesit, kur i biri Shemsedini, po udhëtonte drejt shtëpisë në atdhe së bashku me të shoqen e dy fëmijët. Një aksident fatkeq veçse, i preu jetën në mes atij dhe të shoqes. Ishin tepër të rinj, 36 e 35 vjeç. Prej 15 vitesh Shemsedini jetonte në emigrim dhe së fundmi ishte nisur për në shtëpi, në Kosovë.

Babai i tij, Asllani, tregoi se kur e mori vesh lajmin, i kishin thënë fillimisht se kishte patur një aksident të lehtë, ‘një ndeshje e vogël’ mes makinash.

“Policia na dha lajmin, e Malisheves, dy parë dyer i kem çelur, në mëngjes, edhe ato poshtë edhe këto lart. Ata thanë një ndeshje e vogël u bë ashtu-kështu, pastaj me kerr kam shku menjëherë”, thotë ai.

Çifti nga Malisheva u përplas me një autobus e si pasojë e impaktit të fortë, burrë e grua humbën jetën në vendngjarje. Dy fëmijët e tyre, aktualisht vijojnë të shtruar në spitalin e Prishtinës (QKUK) me lëndime serioze.

 “Dy, tha, janë shku (kanë vdekur) e kush është shku, s’kallxojshin”-tregoi më tutje babai i 36 vjeçarit të ndjerë.

“Ai që 15 vjet është atje. I ri u shku që 15 vjet. Vjen me kerr vetë me fëmijë. Para një javë, i ka vdek nana të shoqes së tij”, rrëfeu për T7 Asllani, babai i të ndjerit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re