Shuma prej 30 mijë lekësh të vjetra për 3 muaj të përfituar nga pensionistët nga Paketa e Rezistencës Sociale janë të papërballueshme.

Kështu janë shprehur pensionistët në qytetin e Shkodrës.

Ato thonë se kanë edhe shpenzime të tjera dhe kjo shumë duhej të ishte më e madhe. Ndërkohë, ka edhe prej atyre që nuk e kanë përfituar

“Jemi të kënaqur me ca të na japin, pak është, aspak e përballueshme”

“Ishalla na ndihmojnë më shumë, kur e ke pensionin e vogël. Më mirë me të se sa pa të”

“Jo jo se kam marrë hala, shkova dhe thanë nuk kanë dalë halë, kam marrë 70 mijë lekë ilace. Burrë e grua marrim 300 mijë”.

“Unë shkova dhe mora pensionin, dhe më tha jo se e ke mbi 130 mijë lekë, pra një jetë që ka punuar gjithë jetën, pse mos ti shtohet 30 mijë lekëshi, duhet me ua dhënë edhe të tjerëve.  Unë jo se përfitoj se e kam mbi 130 mijë lekë, 4 mijë lekë ma kan shtuar, 2 paketa cigare. 3 muaj është, nuk del”.

Pensionistët në Shkodër kërkojnë më shumë vëmendje dhe ndihmë nga shteti.

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re