Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua ditën e sotme me të rinjtë në Vlorë. Ai u shpreh se sapo ka dalë në skenën politike ka marrë shumë komente për arsyet e rikthimit.

Basha tha se ata që e kritikojnë nuk duan figura të reja dhe zëra të rinj në debat dhe duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ndalur te zgjedhjet e 14 Majit, Basha u shpreh se partia më e madhe ishte e atyre që nuk dolën për të votuar.

“Sapo kam dalë kanë thënë pse del ky, pse flet ky. Se duan të flasin vetëm ata që kanë 30 vjet që dalin. Nuk duan figura të reja. Nuk duan zëra të rinj në këtë debat.

Duan ta mbysin debatin akoma pa fillua. Nuk ka rëndësi për ne emri i përveçëm aq sa ka rëndësi fuqia që i japim votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot. Listat e hapura, vetting politik dhe kufizimi i mandateve janë tre tema që dua të ndaj në këtë moment ku gjendet Vlora dhe gjithë Shqipëria.

14 Maji është pika fundore e besimit te politika. Partia më e madhe e 14 Majit është partia e atyre që nuk shkuan për të votuar. Duhet të krijojmë hapësirën që të rinovohet klasa politike. Unë jam i bindur në momentin që hapim listën dhe partitë politike vetë dijësohen qytetarët do të vendosin”, tha Basha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re