Ministrja Besa Shahini ka mbajtur fjalën e saj sot në Kuvend, ku ka folur lidhur me rastin e abuzimit me të miturën nga roja i shkollës në Babrru. Shahini tha se nuk ka gra dhe vajza në vendin tonë që të mos jenë ngácmnuar të paktën njëherë nga burrat, ndërkohë që shtoi se shumë herë shoqëritë i justifikojnë krímet ndaj grave, duke iu vënë shtesën kríme pasioni.

Ministrja kërkoi që të gjobitet nga ana e AMA-s media që e ka nxjerrë e para dëshminë policore të të miturës, dhe akuzoi mediat se po dhunojnë për herë të dytë víktimat.

“Më thoni nëse ka një grua që nuk është ofenduar, nuk i është hedhur një fjalë, për ta objektifikuar atë. Përkundër faktit që gjysma e popullatës është ngácmuar qoftë edhe njëherë në jetë nga burrat, dhe nuk është raportuar.

Nëse vritet një burrë ai është një krím i rëndë, dhe nëse vritet një grua ai quhet krím pasioni, menjëherë me të përdorur këtë fjalë lehtësohen rrethanat për këta persona. Ju çohet fjala burrave se ju mund të dënoheni përmes ligjit, por shoqëria do tiu shfajësojë ju, duke gjetur fajin në sjelljen e grave. Sa të jem unë ministre e Arsimit, nuk do të ketë asnjë prononcim për raste konkrete, pasi kjo uj shërben ridhunimit të víktimave në fjalë.

OJF-të që paguhen nga shteti ynë dhe nga shtete të tjera, për të trajtuar mësuesit dhe psikologët, në organizatat që na kishin shkruar ishte dhe një organizatë që paguhet nga taksat e vetë ministrisë, që duket se e dinin edhe më parë se rasti të raportohej. MA ka kërkuar nga urdhëri i psikologut raportimin e të gjitha rasteve, u kemi dërguar bashkive kushtet që duhet të kenë rojet që punojnë në shkolla.

Kemi kërkuar nga AMA që të vendosë gjoba për mediat që kanë nxjerrë dëshminë e plotë të të miturës, që ka dhënë në polici. Janë shpalosur detaje identifikuese për víktimën e dhunës, nuk mund të bëhet rrëfimi i këtyre rasteve në mënyrë grabitqare nga ana e mediave”, u shpreh Shahini në fjalën e saj në Kuvend.

(E.K/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re