Publikohet fotoja e varësist “fakftohtë” në Fier. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori i vrasjes është Petrit Mamaj i cili e pranoi krimin vetëm pas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore. Ai i kishte ngulur thikën e bukës bashkëshortes së tij 50 vjeçare Valdete Mamaj plot 5 herë në gjoks dhe ca gërvishtje në trup.
Mësohet se pasi e la të pajetë, u nis të hante bukë në lokalin e lagjes, për të krijuar kështu ‘skenarin’ se ai nuk kishte lidhje me vrasjen.
Pasi arriti në banesë, 56 vjeçari ka marrë në telefon të vëllanë e tij i cili ishte oficer policie.
Burime bëjnë me dije se çifti kishin dy fëmijë dhe se djali i tyre ishte larguar drejt Gjermanisë vetëm një ditë më parë. Po ashtu, të njëjtat burime bëjnë me dije se viktima punonte shitëse në një dyqan në qytetin e Fierit, ndërsa bashkëshorti i saj ishte punonjës në shërbimet komunale.

E qëlloi 5 herë me thikën e bukës, ja si burri vrasës në Fier u përpoq të fshihte krimin: Mori të vëllanë në telefon (Foto e viktimës)
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
