Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar përsëriti të enjten se vendi ka në plan të përdorë sistemin e mbrojtjes raketore S-400 që bleu nga Rusia, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara.

Ai i tha Komitetit të Buxhetit Parlamentar se ushtria vazhdon kontrollet dhe përgatitjet për S-400, siç është planifikuar, raporton AP.

Administrata amerikane ishte kategorikisht kundër blerjes nga Turqia të sistemit rus të mbrojtjes ajrore dhe për këtë arsye e hoqi nga programi i zhvillimit të avionëve luftarakë F-35, duke thënë se S-400 ishte një kërcënim për këto aeroplanë.

Akar njoftoi se Ankaraja zyrtare do të flasë me Uashingtonin për shkak të “nervozizmit” të saj në lidhje me ndërveprimin e sistemit S-400 dhe aeroplanit amerikan F-35.

“Oferta jonë për një grup të përbashkët pune është akoma në tryezë,” tha ministri i mbrojtjes.

Turqia po bënte përbërës për aeroplanin luftarak F-35 dhe planifikoi të prokurojë 100 aeroplanë “të padukshëm”.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu Turqinë se do përballen me sanksione nëse S-400 aktivizohet.

AP raporton se fituesi i zgjedhjeve presidenciale të SHBA, Joe Biden, pritet të ketë pikëpamje më të forta mbi këtë çështje.

Turqia provoi sistemet në tetor, të cilave Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së iu përgjigj me një denim verbal.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re