Pas dy muajsh pezullim për shkak të situatës së Pandemisë do të rikthehet Vettingu. Mësohet se brenda javësh së ardhshme do të nisin seancat dëgjimore në Komsionin e Pavarur të Kualifikimit.

KPK ka njoftuar edhe masat që janë marrë për shkak të situatës. Këhstu bëhet e ditur se përpara se të hyjë në institucion çdo punonjës dhe anëtar i Komisionit, duhet t’i kontrollohet temperatura me anë të termometrave të posaçëm për matjen në distancë dhe më pas të lejohet ose jo hyrja në institucion.

Ndërkohë, hyrja në institucion do të bëhet nëpërmjet tunelit të dezinfektimit”. Po ashtu janë të detyrueshme pajisja me mjetet mbrojtëse si doreza dhe maska.

Në sallë do të lejohen media dhe publiku me distancim shoqëror 2 metra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re