Në mesazhin e tij pas nisjes së 40 orëshit të shtetrrethimit, ashtu sikurse ka ndodhur thuajse për tre fundjava me radhë, kryeministri Rama u ndal edhe tek një video që dikush i kishte dërguar nga Peshkopia, por që nuk zgjodhi ta bënte publike.
“Ishte e tmerrshme një ceremoni varrimi. Aq shumë njerëz sa të merrte frika. Nuk doja që t’i ndaja me ju, por pashë disa pamje ceremonie nga Peshkopia. Ore po seriozisht e keni.
Po pse me polici dhe ushtri do t’i ndajmë edhe këta në varrime, të shtatat apo të dyzetat? Ti shkon në një varrim dhe vjen me rrezikun e vdekjes mbi trup” – deklaroi Rama në mesazhin e drejtëpërdrejtë përmes rrjetit social Facebook.