Gjykata e Korçës ka lënë në burg Jani Kallanxhi, i cili është prangosur për shkak se akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij 8-vjeçare.

Burimet të “Fax Neës” bëjnë me dije se 61-vjeçari ka ngritur alibi se vajzën e tij e kanë ngacmuar persona të tjerë. Ai ka deklaruar që vajzën ja kishte marrë para disa ditësh pronari i një lokali me bashkëshorten, sepse donin t’i bënin një surprizë.

Kam dyshime që ata mund ta kenë ngacmuar vajzën”, mësohet të jetë shprehur Jani Kallanxhi para Gjykatës.

Kallanxhi ka deklaruar gjithashtu që ka kërkuar ndihmë nga bashkia, prefekti dhe shoqata të ndryshme për ushqime dhe për ta çuar vajzën në Tiranë, pasi është e sëmurë. Burime zyrtare nga Prokuroria e Korcës thonë se akuzat e 61 vjeçarit për përfshirje të personave të tjerë në këtë abuzimi ndaj të miturës janë alibi e tij. I vetmi person i vënë nën akuzë për ngacmimin e vajzeës, dokumetuar edhe me prova filmike dhe dëshmi, është i ati i saj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re