Komisioneri për BE-në për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, z. Olivér Várhelyi, mbajti fjalën e tij ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë, ku foli në lidhje me përpjekjet që ka bërë vendi për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave me BE-në.

Në fillim të fjalës së tij Varhelyi tha se po ndihej shumë i vlerësuar që po fliste në foltoren e Kuvendit ku theksoi se “po ndihej si mbret në karrigen ku e kishin ulur”.

Sakaq ndër të tjera komisioneri nënvizoi se Reforma Zgjedhore e cila u miratua në Kuvend pak ditë më parë, është kusht për hapjen e negociatave dhe se palët duhet të bashkëpunojnë me njëra tjetrën për të çuar para Reformat.

“Më vutë në një pozitë të vështirë së pari sepse më dhatë një vend ku besoj se duhet të ulen monarkët dhe unë nuk jam i tillë. Është nder. Dëshiroj që të përçoj një mesazh të qartë që do ta sjellim këto ditë në Ballkanin Perëndimor. Ne do ju qëndrojmë pranë, jemi me ju e do jemi me ju, do punojmë fort që të jeni shtete anëtare të BE. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për këtë komision. Që prej ditës së parë që filluam punë kemi qenë të angazhuar për të sjellë rezultatet. E ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe interesi jonë strategjik t’ju sjellim më afër. Sa i përket dy objektivave të para ne kemi marrë disa masa të rëndësishme.

Ky plan i investimeve ekonomike do të shërbejë për rritjen e ekonomike si dhe për zbatimin e Reformave për të ecur drejt BE-së. paketa e investimeve është e fokusuar në disa fusha kyçe. Jemi këtu për të bashkëpunuar dhe për të gjetur disa mundësi ku do të krijohen vende pune, sfidat më të mëdha kanë të bëjnë më transportin, digjitalizimin, rininë, energjinë.

Kemi synim të mobilizojmë 9 miliardë euro në këtë rajon. Ne e shikojmë këtë Rajon që ka potencialin për të qenë një qendër investimesh. Ballkani Perëndimor ka potenciale për të tërhequr investimet tona. Me këtë plan investimesh synojmë të përmirësojnë rajonin. Gjatë krizës së Covid-19, Rajoni tregoi që mund të bashkëpunonim. Gjatë muajve të fundit vendet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë për të pasur një qasje të përbashkët. Unë dëshiroj ta shoh Ballkanin Perëndimor që të jetë një qendër investimesh. Duhet të them që qeveritë duhet të angazhohen për këtë gjë dhe të zbatojnë reformat që janë të bazuara në vlerat europiane. Paketa për zgjerimin që bashku me investimet ekonomike tregon një situatë shumë të qartë sesi do të aderohet. Këto janë pikat kryesore.

Reforma Zgjedhore është kusht për konferencën e parë për negociatat. Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara. Jemi në një moment kyç, kur Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së dhe kontributi i të gjithëve është vendimtar. Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve. Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”- tha Varhelyi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re