Përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik foli në lidhje me dakordësitë që janë marrë gjatë mbledhjes së sotme.
Gjiknuri theksoi se është marrë dakordësi për rihapjen e kutive dhe nëse ka shkelje secili të ketë përgjegjësi.
Gjiknuri tha se PD ka propozuar që Kolegj Zgjedhor të jetë Gjykata Kushtetuese, teksa synohet depolitizimi në administratë dhe teknologjia gjatë procesit zgjedhor.
Teksa fliste për implementimin e teknologjisë për identifikimin biometrik, Gjiknuri krahasoi kërkesën e opozitës me daljen e tij në banjo.
“Shpresoj të gjejmë kompromis për çështjet, kërkohet implementim shkallë shkallë i teknologjisë, nuk do bëhen zgjedhjet, sebep për të mos bërë zgjedhjet? PD nuk ka sjellë propozim për ndryshim sistemi. Duhet vullnet politik nga të gjitha palët. Kjo është si të më pyesësh mua: A e bën dot çiçin për 15 sekonda? S’e bëj dot…”
