DURRËS- Shqipëria vijon të jetë në luftë me COVID-19 dhe shumë aktivitet vijojnë për më shumë se 2 muaj që të qëndrojnë të mbyllura. Një ndër aktivitetet që nuk lejohet të hapet është dhe palestra.

Por duket se palestrat nuk qëndrojnë mbyllur për të gjithë. “Andy gym” që ndodhet në qytetin e Durrësit ka publikuar sot një video teksa shihen klientë të saj që vijojnë të stërviten si normalisht.

Klienti që nuk ka ndalur palestrën është djali Vangjush Dakos, Xhulio Dako. Siç shihet dhe në video, Xhulio Dako vijon i qetë stërvitjen në palestër dhe nuk do t’ia di për masat kundër COVID-19.

(K.M. Dosja.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re