Skip to content

ME VIDEO/ Kujtim Gjuzi nuk përmbahet në tallava! Rrëmben mikrofonin dhe kujton Azem Hajdarin: Përshëndes Berishën, jam kundër Bashës. Këngëtari e ‘bekon’

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka hequr për disa minuta kostumin serioz të deputetit dhe është zhvendosur në një klub nate ku është argëtuar me muzikë tallava. I paduruar, dhe me dëshirën për të marrë vëmendjen e mbrëmjes, Gjuzi i ka rrëmbyer mikrofonin këngëtarit që ndodhej në klub dhe ka filluar të bëjë disa përshëndetje.

“….Serbi dhe e dyta hej napolonin e shpiku Ali Pashë Tepelena. Portreti i tij ndodhet në syrin e Kuvendit. E mori Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Kujtim Gjuzi…udhëheqësi i të djathtës, jam kundër Lulzim Bahsës,”– thotë deputeti po pa u kuptuar mirë fjalët, pasi ka shumë zhurmë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=wTrdMHxFmoU]

Zoti të bekoftë Kujtim Gjuzi. Përshendësim të nderuarin Kujtim Gjuzi, qoftë i nderuar gjithmonë,”- thotë këngëtari.

Dosja.al publikoi edhe pak ditë më parë një video ku Gjuzi argëtohej në klube nate. Mesa duket deputetit i pëlqen muzika tallava dhe e preferon jetën e natës mes zhurmave dhe këngëve.

(f.m/dosja.al)