Faxweb.al mëson detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në një lokal nate në Tiranë, ku mbeti i plagosur 39-vjeçari Shpëtim Metoli.

Konflikti ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit, kur njerezit po dilnin nga koncerti ku i ishte i ftuar dhe këngetari i njohur si Don Phenom.

Ky i fundit ka pranuar se ka qenë në koncert, por nuk ka dijeni për sherrin. Paraprakisht dyshohet se ka pasur një konflikt të çastit mes të rinjve dhe nuk përjashtohet mundësia të kene qenë dhe të pirë pas koncertit.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, Don Phenom thotë se koncerti i tij është mbyllur pa probleme, dhe se konflikti ka ndodhur më vonë.

Kujtojmë se personi i plagosur mbërriti në spital në orët e para të mëngjesit, i plagosur me armë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia shoqëroi 12 persona që mund të kenë dijeni për konfliktin, por nuk dihet ende nëse në mesin e personave është apo jo autori.

@e.kallanxhiu♬ original sound – e.kallanxhiu

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko