Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka folur për pikën më të fortë të fushatës që ndikoi në faktin që tre deputetë shqiptarë të bëhen pjesë e parlamentit të ri të Serbisë. Në një intervistë për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News, Arifi u shpreh se baza ishte tek ndërtimi i ekonomisë, gjë që është shumë e rëndësishme për njerëzit.

“Kemi pasur një program tjetër, nuk e kemi politizuar temat politike por kemi dashur që ti qasemi perspektivës ekonomike. Programi ynë politik e mban thelbin në ndërtimin e ekonomisë për të krijuar një perspektivë ekonomike për zonat industrial, investitorët e huaj, subvencionet për bizneset locale etj ka qenë një pellg i përqasjes politike dhe për këtë kemi marrë përkrahje të madhe”, tha Arifi.

Sa i përket vështirësisë që palët politike shqiptare të bënin një listë të përbashkët për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë, Arifi tha se nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të interesave politike të të gjitha partive.

“Shumë e vështirë pasi ka pasur interesa politike për të cilat nuk mund të identifikohemi. Ndonjëherë ka qenë e çuditshme dhe më vinte të qeshja në disa momente kur dëgjoja kërkesën e të partive të tjera se për një moment të caktuar ishte leku më interesant se intelekti kombëtar. Ishte tepër interesant për neve të marrim pjesë në një negociatë të tillë për arsye se kemi pasur pasqyrën e mentalitetin që nuk ndërtohet në interesat kombëtare por në interesat financiare”, tha Arifi.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re