Kryeministri Rama, ka publikuar pamjet e vizitës së tij sot në Libohovë, në një bujtinë, e para që hapet për turistët në fshatin Labovë e Kryqit.

Rama e ka nisur vizitën duke u freskuar tek burimi i fshatit, më pas ka parë nga afër bujtinën me disa dhoma që drejtohej nga nënë Maria.

E ndërsa shikonte me vëmendje dhomat dhe ambientet e tjera të bujtinës, Rama nuk ka kursyer as batutat, e këtë herë me nusen e shtëpisë, të cilën e ka pyetur për marrëdhënien me vjehrrën.

“Me vjehrrën mirë shkoni?”, ka qenë pyetja e Ramës për nusen, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe i është përgjigjur: “Super, më mirë se mund ta mendoni”.

Postimi i Kryeministrit Rama në Facebook:

Labovë e Kryqit, Libohovë – Në bujtinën “Maria”, shtëpia e parë që hapet për turistët në këtë fshat plot histori, falë mbështetjes sonë nga Skema Kombëtare e Financimit prej AZHBR, për ngritjen e bujtinave turistike dhe agroturizmave në fshatin shqiptar, ku ndërthuren tradita dhe modernia, në funksion të zhvillimit të ekonomisë familjare, lokale dhe kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re