Benjamin kishte ardhur me pushime nga Zvicra në Itali me familjen. Një ditë kishte hyrë në një dyqan dhe kishte marrë pa paguar një vezë kindër (çokollatë). Pronari apo punonjësit as që nuk e kishin vënë re veprimin e 12 vjeçarit.

E mësuan në fakt prej tij vetë. 12 vjeçari kishte dërguar një letër, ku kërkonte falje për gabimin dhe një kartmonedhë prej 10 eurosh.

 “Unë quhem Benjamin, jam 12 vjeç dhe vij nga Zvicra, më 30 maj hyra në dyqanin tuaj por nuk kisha para dhe vodha një vezë Kinder. Më vjen shumë keq.Shpresoj se mund të më falësh sepse do të doja të isha në paqe me ju dhe me Zotin”-thuhej në letrën e shkruar nga i mituri.

i,

Letrën e botoi në rrjetin social pronari i dyqanit ndërsa media italiane përcolli ngjarjen.

“Isha i shtangur… Në këto kohë ku jetojmë asgjë nuk më habit, por sot ndërrova mendje. Më erdhi një letër nga Zvicra e shkruar me dorë dhe, 10 euro brenda si dhe një kërkim falje nga i riu i cili më kishte vjedhur një vezë kinder. Kjo duhet të lexohet nga shumë fëmijë që për qejf apo për sfidë vjedhin çdo ditë patatina, karamele apo gjëra të tjera.”-shkruante pronari i dyqani, një shtetas italian në qytetin e San Marinos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re