Kryeministri Rama priti ditën e sotme ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, në një takim zyrtar të zhvilluar në ambientet e kryeministrisë. Gjatë konferencës për media, Rama theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve do të fokusohen kryesisht tek çështjet ekonomike. Madje Rama theksoi se shumë shpejt do të ketë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive ku do diskutohen problematika që kërkojnë zgjidhje mes dy vendeve duke marrë shembullin e pensioneve të emigrantëve.

“Më vjen keq për patriotët e detit, por duhet të gjejnë arsye të tjera për të shpallur patriotizmin se kjo e detit nuk është më çështje që të bëjnë propagandën e shtirur anti greke dhe as elektorat patriotik.

Të vetëvendosen në çështje të tjera. Kjo çështje tani do jetë në dorë të drejtësisë ndërkombëtare. Kështu fokusohemi tek bashkëpunimi ekonomik, rajonal dhe për një mbledhje të parë të dy qeverive tona për tu marrë me çështje që kanë rendësi për njerëzit e zakonshëm, shqiptarët në Greqi dhe grekët këtu”,- tha Rama.

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re