Skip to content

Më vjen keq që seanca u zhvillua në ditëlindjen tënde”, shqiptari dënohet me burg pasi u kap brenda “shpi bari” në Angli

800 0 d17a135dfab41d3a70f34aea237a98f0

Një shqiptar është dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit, në një shtëpi bari.

Agim Cjapi u arrestua në Cumbria kur policia zbuloi një sasi droge me vlerë deri në 440,000 paund.

Pasi u mor në paraburgim, Cjapi pretendoi se ishte thjesht “kopshtari” që vepronte sipas udhëzimeve të një bande kriminale dhe në seancën gjyqësore, ai tha se donte të kthehej në Shqipëri.

Megjithatë, ai u dënuam me 20 muaj burg të premten, në ditëlindjen e tij të 33-të. Pikërisht për detajin e fundit, ai pati dhe një kërkim faljeje nga gjyqtarja.

Pasi i shqiptoi dënimin, ajo i tha Cjapit: “Më vjen keq që kjo seancë dëgjimore është dashur të zhvillohet në ditëlindjen tënde. Shpresoj të ketë më shumë ditëlindje të këndshme në të ardhmen.’