Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka mbajtur një fjalim të martën (12 dhjetor) në Parlamentin italian, ku ndër të tjera u ndal edhe te marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët.

Meloni tha ndër të tjera se zërat kundër kësaj marrëveshjeje janë të pranueshme, teksa shprehu keqardhje më të madhe, pikërisht sepse këto zëra kritikë kanë ardhur nga Italia.

“Është për të ardhur keq që shumë nga zërat mospërputhës erdhën nga Italia, ku Rama u sulmua nga shumë anë se kishte ndihmuar Italinë. Është për të ardhur keq dhe për t’u habitur që ka pasur frikësime deri për një përjashtim të kryeministrit shqiptar nga PSE, me sa duket për disa italianë të majtë është mëkat të ndihmosh Italinë .

Ka një dialog të vazhdueshëm me Komisionin e BE-së për marrëveshjen për të vërtetuar përkushtimin për respektim të plotë me të drejtën e BE-së, kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Meloni.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re