Artan Hoxha ka zbuluar se zbatimi i ligjit ndaj kundërshtarëve është nderi që i kërkojnë grupet kriminale palëve politike. Në emisionin “Aktualitet” në Fax News, gazetari u shpreh:

“Sot grupi më i fuqishëm është ai që po punon poshtë, nuk ka dalë në skenë dhe e sheh ekspozimin si një argument apo armë që ia jep kundërshtari për ta asgjësuar. Vetë grupet kriminale sot, nderi më i madh që i kërkojnë politikanëve, më vjen për të qeshur kur e kujtoj, i kërkojnë të zbatojnë ligjin duke i goditur kundërshtarin.”

Artan Hoxha foli për ngjarjet që trondisin vendin tonë duke thënë se është kemi hyrë në vitin elektoral dhe lulëzojnë krimet përfshirë paratë që vijën nga bota e kriit për fushatë elektorale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re