Edvin Kulluri, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së u ka bërë thirrje demokratëve që të ndjekin shembullin e Korçës përballë dështimeve të Lulzim Bashës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kulluri shton se “kam 4 vjet qe me vjen te vjell kur degjoj se “kane frike nga Basha” dhe kjo te ben te vesh duart ne koke”.

Postimi i plotë:

Kam 8 vjet qe qesh me shprehjen se “njerezit kane frike nga Rama”! Tani kam 4 vjet qe me vjen te vjell kur degjoj se “kane frike nga Basha” dhe kjo te ben te vesh duart ne koke!

Tani qe dolen ne Korce nje grup burrash e grash qe s’ju a ndien fare per kryetarin e PD qe pas 4 humbjesh ka celesat e kashtes ne dore, nuk di c’te mendoj!

Me dhjetera kryetare grupseksionesh me te cilet kam folur pas 25 prillit, degjoj shprehjen “nuk merremi me me kete pune”! Akoma nuk e kuptoj sesi kjo terheqje perkthehet ne “rrebelim”!

Jo, cohuni e thuajeni troc si demokratet e Korces “ne do merremi me politike dhe jemi ne PD, por refuzojme kete model drejtimi”!

Ate qe kam 4 vjet qe e them perdite e mendojne qindra e mijera aktiviste te PD, por qe zgjedhin te heshtin e terhiqen pa e thene me ze te larte e te qarte ate qe mendojne vertet!

Partia Demokratike eshte e anetaresise dhe votuesve te saj e jo nje leadershipi pasiv te katapultuar nga konjuktuara te piseta!

Cohu demokrat e fol!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re