Një 50 vjeçar shqiptar, i lënë në arrest shtëpie pasi u padit për dhunë në familje, i është drejtuar policisë italiane me një kërkesë të pazakontë. Disa javë pasi gjykata dha masën e sigurisë, shqiptari ka kërkuar që të vritet nga policia pasi nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Ai tha se nuk ishte më në gjendje që të kontrollonte instiktet agresive dhe se do të vazhdonte të dhunonte gruan dhe djalin. Sjellja e tij ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Bolonjës, duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg dhe tashmë ndodhet pas hekurave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re