Detaje të reja dalin në dritë nga pengmarrja e 23-vjeçarit maqedonas Davor Velefski, ngjarje për të cilën pas hekurave shkuan dy persona.

23-vjeçari ka qenë pranë gjykatës kur forcërisht është futur në makine nga Albert Xhoka dhe Sokol Masha. Ai ka thënë para uniformave blu se i kanë vënë pistoletën në kokë dhe i kanë kërkuar 250 mijë euro.

Gjatë kohës që mjeti ka qenë duke u ecur drejt liqenit të Farkës një Patrulle e Shqiponjave ka marrë sinjalizim se në mjet qarkullonin persona të armatosur dhe i kanë bërë shenjë mjetit të ndalonte, por autorët nuk janë bindur.

Policia është vënë në ndjekje të mjetit, duke i arrestuar disa kilometra më tej.

Një prej autoreve u arrestua në mjet, ndërsa tjetri u arratis në këmbë, por u kap pas disa minutash. Në mjet u gjet edhe 23 vjeçari, i cili i tregoi policisë ngjarjen.

Ndërsa të arrestuarit hodhën poshtë akuzat pasi pretendonin se nuk ishte pengmarrje, por se 23-vjeçarit i kishin bërë presion për kthimin e një borxhi.

Gjithë skema e pengmarrjes u zbulua nga policia kur 23-vjeçari përmendi bashkëkombësin e tij Subi Ethemi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit mes 2 autorëve dhe familjarëve të 23-vjeçarit për dorëzimin e parave. Ky i fundit u procedua për moskallëzim krimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re