Një 28-vjeçare është detyruar të hidhet nga ballkoni i katit të dytë për t’i shpëtuar dhunës barbare të partnerit të saj.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve, ndërsa ajo ka shkuar në banesën e parterit të saj.

Ka qenë vetë 28-vjeçarja e cila pasi ka marrë ndihmënmjekësore ka rrëfyer gjithçka në polici.

Ajo ka treguar se partneri i saj 30-vjeçar filloi të godiste me grushta dhe shkelma, dhe në një moment po tentonte ta mbyste.

Sapo ka shpëtuar nga “kthetrat” e tij 28-vjeçarjua ka dalë nga ballkoni dhe ëhstë hedhur ën katë të parë, ku ka kërkuar ndihmën e fqinjëve, por për shkak të plagëve të marrë në pjesën e fytyrës nuk mund të fliste.

“Ai filloi të më godasë me grushta, me shkelma më rrahu shumë brutalisht. Më vuri poshtë, më kishte poshtë dhe më rëndonte. Nuk munda të flisja kisha shumë gjak, më pas ai u ma vuri shkoin në fyt duke u përpjekur të më mbyste. Menjëherë kur u hodha në katin e parë, trokita në derën e ballkonit për t’u hapur dhe për të shpëtuar, nuk flisja dot, u plagosa, më rridhte shumë gjak, nuk flisja dot. Kam frikë, pasi më kërcënoi se do të më therte mua dhe familjen time”, thotë 28-vjeçarja.

Raporti mjekësor tregon shkallën e abuzimit.

“Ajo u konstatua se kishte lëndime në kokë. Ajo ka pësuar lëndim në syrin e majtë dhe të nxira në kafkë dhe rreth qafës”, thuhet ndër të tjera në opinion.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re