Skip to content

Me Xhaxhiun/ Avokati Murataj ngre shqetësimin e rëndë: Paraplegjikët dhe tetraplegjikët nuk marrin shërbim në spitalet Covid

Avokati Sokol Murataj, i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në Fax News ngriti shqetësimin për të gjithë personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë të cilët janë të infektuar nga virusi Covdi-19, pasi nuk mund të marrin shërbimin spitalor sepse nuk kanë akses në spitalet Covid.

Sipas Muratajt, mjekët dhe infermierët nuk janë të përgatitur siç duhet për t’iu shërbyer kësaj kategorie, por nga ana tjetër i penalizon edhe fakti që familjarët e tyre nuk lejohet të hyjnë në spitalet Covid.

Avokati Murataj tha se duke mos pasur mundësi të mjekohen në spitalet Covid atëherë janë të detyruar të mbulojnë të gjitha shpenzimet vetë duke u kuruar në shtëpi.

“Po ta marrësh në kushte spitalore, spitalet në Shqipëri nuk ofrojnë shërbim për ne. Statusi i paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, neni 19 i ligjit 86/26 e ka që shteti vën dy dhoma në spitalet e nivelit të dytë për paraplegjikët dhe tetraplegjikët që ata të shtrohen.

Akoma që ka statusi 20 vjet që është miratur në parlament, akoma nuk janë bërë dy dhoma të veçanta. Sot që ka kap pandemia ne nuk kemi akses në spitalet Covid sepse atje nuk vijnë dot asnjë nga familjarët tanë dhe aty nuk ka kushte apo nuk janë infermierët dhe doktorët të përgatitur se si duhet të na shërbejnë neve .

Ky është një problem, ndërsa në shtëpi ta zëm një person që infektohet me Covid detyrimisht don bombula oksigjeni, do mjekimin, gjithçka do e paguaj”, u shpreh Murataj.



(S.D/Faxweb.al)

/faxweb