Avokati Tom Gashi i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiu’ u shpreh se qytetarët e Kosovës votuan për atë që kërkohej dhe ishte një referendum si për ata, por edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij parimet kryesore në të cilat është mbështetur LVV kanë bërë që qytetarët të votojnë në numër kaq të madh në të kundërt nuk do të ishin këto rezultate. Avokati tha se pas kësaj fitorje është kthyer shpresa e cila ju ishte vjedhur më parë.

“Këta që po vijnë dhe këta që i fituan zgjedhjet, këta ishin Lëvizja Vetëvendosja që ishin me një anë dhe ishin të gjithë partitë të tjera në anën tjetër dhe lëvizja VV bindshëm i mundi të gjithë ata përnjëherë. Numri i deputetëve qe i fitoj LVV për parlamentin e ardhshëm të Republikës së Kosovës është shumë më i madh se numri i deputetëve të të gjitha partive shqiptare, por edhe të tjera.

Qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për atë që kërkohej dhe që ishte një referendum për LVV, por ishte referendum për të gjithë qytetarët që të ndahemi nga e kaluara. LVV me siguri që ka ndryshuar për këto 16 vite të ekzistencës së saj, por parimet kryesore në të cilat është mbështetur dhe themelet e LVV  nuk kanë ndryshuar sepse po të ndodhte e tillë nuk do të votohej kurrë nga qytetarët me një numër kaq të madh gjë që Kosova deri më tani pas çlirimit nuk e ka përjetuar numrin më të madh të votave deri më 14 shkurt të vitit 2021.

LVV në mënyrë krejtësisht të drejtë me vota të qytetarëve jo vetëm që i mundi të gjithë, por edhe na e kthej shpresën të cilën të tjerët na e kishin vjedhur në tetor të vitit 2019″– u shpreh avokati Gashi.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re