Deputetja e PS, Elona Gjebrea e ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’, në Fax News  tha se dy gjërat që Partia Socialiste nuk ka bërë mirë gjatë dy mandateve të saj janë fuqizimi ekonomik përmes investitorëve të huaj dhe procesi i legalizimit.

Deputetja Gjebrea theksoi se një nga premtimet e mandatit të tretë të Partisë Socialiste do të jetë rregullimi i kuadrit ligjor për pronësinë në mënyrë që t’i ndihmojë shqiptarët për procesin e legalizimit.

“Pjesa e fuqizimit ekonomik dhe mbase e investimeve të huaja duhet pak më shumë angazhim. Ju e dini shumë mirë që kemi një shtet i cili është i përbërë nga një administratë që është e saktë, por nganjëherë për shkak të saktësisë ka dhe një burokraci e cila përkthehet pastaj në një lodhje apo për disa shërbime që kanë qytetarët. Kjo është një gjë që mendoj që ka ndikuar jo aq mirë.

Pjesa e legalizimeve, pavarësisht se ne kemi arritur të kemi disa suksese, mbase duhet të ishte me një nivel më të lartë, por besoj që edhe pjesa e kuadrit ligjor për pronësinë do të jetë fokusi ynë në mandatin që vjen dhe ne do të kemi mundësinë që t’i ndihmojmë shqiptarët me legalizmet dhe me të gjitha ata problematikat që ka ndërtimi në informalitet dhe paisja me dokumentat përkatëse”, tha deputetja Gjebrea.

(S.D/Faxweb.al)

/faxweb