Geri Selenica nga Qendra për Studime Strategjike ishte i ftuar në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ ku foli mbi ndërtimin që do të bëhet në portin e Durrësit e ka cilësuar si avantazhin konkurues më të madh të ekonomisë shqiptare.

Sipas tij Porto Romano mund të përdoret përkohësisht si terminal kontenierësh, por të bëhet një investim i tillë nuk mjafton vetëm një studim dy javorë që ka bërë qeveria shqiptare pasi ky investim është për 200-300 vjet.

“Këtu nuk mund të bësh një marinë siç bëhet në Itali për shembull. Marina është thjeshtë një depozitë jahtesh që i le në dimër. Duhet t’i hysh në themel çfarë tregu do të godasësh. Në Dubai ka një stil jetese të shekulli XXI i ke të gjithë infrastrukturën gati dhe duke pasur infrastrukturën të tillë ti je afër Evropës ti je më konkurent me Dubain. Për shembull tani po i shikojmë të gjithë kanë ikur në Dubai. E kupton çdo të bëhët në qoftë se ti ke një Dubai në Durrës dhe për një orë ai ikën nga Italia të vjen këtu dhe ti ke një diell në mes të dimrit që nuk e ka asnjëri. Ky është avazntazhi konkurues më i madhi i ekonomisë shqiptare.

Porto Romano nuk ka thellësi është det i hapur. Në Porto Romano eksiztojnë dy bankinë. Ato bankinat janë vendosur si ndërtimet pa leje që i prishin punë njëri-tjetrit dhe aty nuk futet dot anija nuk manovron dot, imagjino të futësh edhe një bankinë të tretë dhe ti nuk ke ku bënë manovrimin e anijeve, por Porto Romano mund të përdoret përkohësisht si terminal kontenierësh, por përsëri e dyshoj këtë çështje për arsye se të bësh një terminal kontenierësh nuk mund të bëhet me një studim siç ka bërë qeveria shqiptare, një studim fizibiliteti brenda dy javësh. Kjo është investim për 200-300 vjet nuk mund të bëhet për dy javë “-  u shpreh Selenica.

(B.D/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re