Kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun”, foli mbi reformën në drejtësi. Sipas tij askush nuk e dinte që ishin përballë një reforme të ashpër, e cila do të prekte gjyqtarët dhe prokurorët, por kjo kjo është një etape e re kundër korrupsionit.
Vishaj u shpreh se edhe pse u munduan të shkëpusin organet e drejtësisë nga politika, një gjë e tillë akoma nuk është arritur pasi korrupsioni ka arritur majat.
“Ajo që neve u menduam të ndërtonim kishte të bënte me një reformë që ishte e domosdoshme. Të gjithë e pranuam në bazë të ligjeve, por pa e provuar. Askush nuk e dinte që ishim përpara një reforme shumë të ashpër, e cila do të prekte shumë gjyqtarë dhe prokurorë si subjekte të vlerësimit. Për një gjë ishim dakort të gjithë, pra që do të hynim në një etapë të re sidomos në korrupsionin ku e drejta blihej me lekë.
Kjo ishte mesazhi që duhej të jepte reforma dhe e dha. Sot në 5 vite kur u bë ndryshimet e para kushtetuese janë prekur disa nga dyshimet ku është minimizuar vërtet korrupsioni në drejtësi kur gjyqtari dhe prokurori sot nuk shikojnë më nga duart.
Sot mundohemi që të marrim atë pak të drejtë. Gjykata si organ drejtësie apo prokuroria, që me ligj u bë e pavarur, akoma nuk po mësohet që kemi një sistem sot me një prokuri të pavarur dhe një gjyqësor të cilët u munduam ta shkëpusim nga politika, por që nuk po e arrijmë.
Në mendim ishim gati, por në prakticitet ne nuk mundemi sepse në 31 vite demokraci është shumë e vështirë që ne të shkëputeshim nga ajo përbaljte që na solli gjyqësori sidomos që nga shkolla e Plepave 2013-2014 apo fillesat e shkollës së magjistraturës ku si gjyqtarë dhe prokurorë të mirë u infektuan nga gjyqtarë dhe prokurorë dhe na sollën një produkt që korrupsioni arriti majat”- tha avokati Vishaj.
(S.D/Faxweb.al)
/faxweb
